Futi të dhënat bankare në një link që e kishte pranuar në telefon, ankuesi në Prishtinë thotë se është dëmtuar në vlerë të konsiderueshme

by Nexhat

Policia në Prishtinë ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Ndërhyrje në sistem kompjuterik”.

“Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Ndërhyrje në sistem kompjuterik”.”

banner

Policia ka njoftuar se hetimi u iniciua pas denoncimit të një personi, i cili kishte pranuar një link dhe pas klikimit është ridrejtuar në linkun tjetër ku i janë kërkuar të dhënat bankare.

“Hetimi u iniciua pas denoncimit nga ankuesi se i njëjti në telefonin e tij kishte pranuar një link (lidhje-vegëz) me logo të një poste dhe pas klikimit në të është ridrejtuar në linkun tjetër ku i janë kërkuar të dhënat bankare personale.”

Pas futjes së të dhënave, ankuesi është dëmtuar në vlerë të konsiderueshme monetare.

Policia ka sugjeruar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes kur japin të dhëna të tilla në platforma të pasigurta.

“Pas futjes së të dhënave ankuesi ka raportuar se është dëmtuar në vlerë të konsiderueshme monetare. Andaj duke parë si të rrezikshme mundësime e manipulimit dhe keqpërdorimit të të dhënave të ndjeshme nga ana e linqeve të pasigurta sugjerojmë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar kur japin të dhëna të tilla në platforma të pasigurta.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy