Messi mund të kishte të drejtë të përfaqësonte njërën nga dy shtetet e mëdha në Euro 2024

by Nexhat

Ka dy shtete të mëdha pjesëmarrëse në Euro 2024 të cilat Lionel Messi do të kishte pasur të drejtë t’i përfaqësonte gjatë karrierës së tij. Messi natyrisht është i angazhuar momentalisht me Argjentinën në Copa America 2024, teksa po synon që ta mbrojë titullin e fituar në vitin 2021.

Argjentina e fitoi ndeshjen hapëse të garës së këtij viti e cila po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pjesë e një marrëveshje me CONCACAF, duke mposhtur me rezultat 2-0 Kanadanë

Copa America po luhet në të njëjtën kohë me Euro 2024 dhe nëse gjërat do kishin rrjedhur më ndryshe, Messi do të kishte mundur të luante në këtë të fundit gjatë kësaj vere.

Kjo për shkak se Messi si i ri kishte marrë ofertë të përfaqësonte Spanjën në nivel kombëtaresh, gjatë kohë sa ishte pjesë e Barcelonës

Përkundër faktit që shpenzoi pesë vite në Spanjë para debutimit të tij me Argjentinën, Messi nuk u kualifikua për të luajtur për kombëtaren, pasi një person duhet të jetojë në Spanjë për 10 vite para se të aplikojë për pasaportën spanjolle.

Por ai megjithatë u kualifikuar për ta bërë këtë për shkak të stërgjyshit të tij katalanas, i cili kishte lindur në Balaguer.

Përkundër bisedimeve formale me Federatën e Futbollit të Spanjës, Messi preferoi që të luante për Argjentinën.

Ndërkohë, legjenda e futbollit mund të kishte pasur të drejtë të luante po ashtu për Italinë, për shkak të prejardhjes së familjes së tij

Është raportuar se sulmuesi ka qenë i kualifikuar për të marrë pasaportën italiane për shkak të stërgjyshit të tij, i cili u largua nga Italia për të jetuar në Rosario, aty ku Messi u lind në vitin 1883

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë evidencë nëse Federata e Futbollit të Italisë ka kontaktuar Messin për të ndryshuar shtetin që përfaqëson.

Sidoqoftë, gjërat nuk rrodhën keq për Messin në fund të fundit, me Kupën e Botës dhe Copa American në CV-në e tij me Argjentinën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy