Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rrjetin social X ka publikuar një video me klip nga deklaratat e tij në të cilat flet për armatosjen shtesë të ushtrisë serbe dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse.
Përveç pamjeve të deklaratave të Vuçiqit, në video shihen edhe armët që aktualisht posedon Serbia
“Ne jemi duke punuar shumë seriozisht për pajisjen dhe armatosjen e mëtejshme të Serbisë. Ne duhet të jemi të gatshëm dhe të aftë për të mbrojtur vendin tonë në çdo moment”, tha Vuçiq.
Më pas ai tha se në Evropë dhe në botë kanë ardhur momente të tilla që “nuk mund t’i besohet askujt”, dhe se e vetmja mundësi është t’i besosh vetes
“Dhe njerëzit në Serbi e dinë se në udhëheqjen e tyre kanë njerëz seriozë që kujdesen për këtë, të cilët nuk flenë, por mendojnë dhe përkundër rrethanave jo të lehta financiare, përpiqen të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për ta bërë vendin tonë të sigurt dhe të shkujdesur, përfundoi ai.