Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit e ka mbyllur çështjen për konflikt të interesit duke konfirmuar se nuk kishte konflikt interesi në mes Ramës dhe pronarëve privat tek Liqeni i Badocit.
Rama përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ky vendim reflekton përkushtimin tonë për transparencë dhe integritet në të gjitha veprimet tona.
“Gjatë gjithë këtij procesi, kemi bashkëpunuar plotësisht me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe kemi siguruar të gjitha informacionet e nevojshme për të garantuar një hetim të drejtë dhe të paanshëm. E vlerësoj punën profesionale dhe të paanshme të Agjencisë dhe i falënderoj qytetarët për besimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
Puna jonë për transformimin e Prishtinës tonë, nuk mund të ndalet asnjëherë!”, shkroi Rama.