Real Madridi konfirmon zyrtarisht largimin e yllit të ekipit, ka fituar gjashtë Liga të Kampionëve

by Nexhat

Klubi spanjoll, Real Madridi ka konfirmuar edhe zyrtarisht largimin e mbrojtësit Nacho Fernanchez, i cili njihet si njëri nga lojtarët më të trofeshëm në histori të Los Blancos.

Pas gjermanit, Toni Kroos, i cili vendosi të pensionohet nga futbolli aktiv, tani radhën e ka edhe një ‘senator’ të largohet nga Santiago Bernabeu

banner

Bëhet fjalë për kapitenin Nacho, i cili është larguar edhe zyrtarisht nga Real Madridi pas plot 12 sezoneve të luajtura me fanellën e bardhë.

Është vet faqja zyrtare e klubit madrilen e cila ka ndarjen me Nachon që pritet të vazhdojë karrierën larg Evropës.

“Real Madrid CF njofton se kapiteni ynë Nacho ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si lojtar i Real Madridit”.

“Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Nacho, një nga legjendat e mëdha të klubit tonë”, thuhet në njoftimin e Los Blancos.

Ndryshe, Nacho mbërriti në Real Madrid në vitin 2001, kur ishte vetëm 10 vjeç, dhe ka luajtur në të gjitha kategoritë e ekipit tonë të të rinjve derisa u bë lojtar i ekipit të parë në vitin 2012. Që atëherë, ai ka mbrojtur fanellën tonë për 12 sezone në një nga më i suksesshmi në historinë e Real Madridit.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai ka luajtur 364 ndeshje dhe ka fituar 26 tituj: 6 Liga të Kampionëve, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 La Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 5 Superkupa të Spanjës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy