Shisnin ilaçet e Onkologjikut te privati, nën hetim 7 persona, mes tyre edhe mjekë

by Merita

Me kërkesë të prokurorisë gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për mjekë të spitalit Onkologjik.

Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë  dhe duke përdorur detyrën e vet nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.

banner

Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte.

Është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrbandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”.

Në kuadër të operacionit “Kobalti” u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe detyrim paraqitje si më poshtë vijon:

-Edmond Gashi (Mjek pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT) akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Ndaj tij u vendos masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.

-Emiljano Lela (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT), akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Ndaj tij u vendos masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”,

-Alketa Ymeri(Pere), (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT), akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

-Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik), akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” . Ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Halil Gashi akuzohet për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave”. Ndaj tij u vendos masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Florian Marku, administrator i Flori Farma, akuzohet për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabande” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”. Ndaj tij u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” me nr.Nipt:L92225026K dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.

Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për veprën penale “Shpërdorim Detyre” nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qenë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy