Skandali te Onkologjiku/ Shkarkohen mjekët dhe ish-zv.drejtoresha e QSUT. Koçiu: Neveri, s’mund të ndotin bluzat e bardha

by Merita

Ish-zv.drejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi, dy mjekët dhe koordinatori i Onkologjikut janë shkarkuar nga detyra me urdhër të ministres Albana Koçiu, pas zbulimit të skandalit ku pacientëve me tumor nuk u ofrohej shërbimi, po i dërgonin në privat.

Brikena Qirjazi ka qenë zv.drejtoreshë e QSUT gjatë kohës që është kryer kjo skemë, ndërsa aktualisht mbante pozicionin e shefes së ORL-së.

banner

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Shëndetësisë tha se ndjen neveri për këtë situatë dhe se ata mjekë të përfshirë nuk e meritojnë ta mbajnë më bluzën e bardhë të veshur.

”Ngjarja e sotme të krijon një neveri të madhe, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për jetë njerëzish, mbi të gjitha kur flasim për punonjës të sistemit të shëndetësisë, të cilët misionin e tyre primar kanë humanizmin, shpëtimin e jetës se njerëzve, ndihmën shëndetësore për ta.

Është ngjarje e paprecedentë, jam e neveritur nga kjo histori.

Të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit, procedurave administrative dhe të jetë e qartë njëherë e përgjithmonë që këta lloj personash nuk mund të ndotin bluzat e bardha.

Këta lloj personazh nuk përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me profesionalizëm në gjithë Shqipërinë dhe këta persona nuk kanë vend në sistemin shëndetësor publik”, tha ministrja Koçiu.

Personat e përfshirë në dosje

1- Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)  – akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë ‘arrest shtëpie”

2- Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) – akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”

3- Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik – akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”

4- Emiljano Lela – Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT, – akuzohet për shpërdorim detyre, masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy