Vazhdon moti i paqendrueshëm në Kosovë

by Merita

Për ditën e martë, 25 Qershor parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet në zona të caktuara të ketë rrebeshe të izoluara, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Pluhuri saharian do të fillojë të fuqizohet gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, ku në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë.

banner

Sipas Meteo Kosova, era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, konkretisht aty ku ka zhvillime, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 33°C.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy