Balonat me mbeturina të lëshuara nga Koreja e Veriut, bllokojnë pistat e aeroportit të Seulit

by Merita

Ngritjet dhe uljet në Aeroportin Ndërkombëtar Incheon të Koresë së Jugut u ndërprenë, këtë të mërkurë, për rreth tri orë, për shkak të balonave të lëshuara nga Koreja e Veriut të mbushura me mbeturina, tha një zëdhënës i aeroportit.

Një tullumbace u ul në asfalt pranë Terminalit 2 të pasagjerëve dhe tri pistat në Incheon u mbyllën përkohësisht. Koreja e Veriut ka lëshuar një numër të madh balonash të mbushura me mbeturina në Korenë e Jugut që nga fundi i majit. Disa prej tyre, u vunë re brenda dhe përreth kufijve të aeroportit.

banner

FlightRadar24 tregoi tregon se tetë fluturime mallrash dhe pasagjerësh të mbërritur u devijuan në aeroportet Cheongju ose Jeju të Koresë së Jugut, gjatë kohës që pistat u mbyllën. Disa ulje të tjera u vonuan dhe nisjet u shtynë me disa orë.

Koreja e Veriut ka thënë se balonat janë hakmarrje për një fushatë propagandistike nga dezertorët dhe aktivistët e Koresë së Veriut në Jug, të cilët dërgojnë rregullisht balona me ushqime, ilaçe, para dhe fletëpalosje që kritikojnë liderët e Veriut. Si kundërpërgjigje, Veriu diktatorial ka lëshuar me qindra balona me mbetje, shumë prej të cilave edhe të rrezikshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy