Biserko: Pa prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës s’pres marrëveshje Kosovë – Serbi

by Nexhat

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, nuk pret marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë pa prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në diskutimin me temën “E ardhmja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Mundësitë për dinamika të reja dhe ndikimi i zgjedhjeve në BE dhe SHBA” që po mbahet në Prishtinë, Biserko ka porositur Bashkimin Evropian të ketë qasje ndryshe ndaj Serbisë

banner

“Kjo qasje ka qenë shumë paqësore, por nuk po shoh ndonjë ndryshim sa i përket integrimit në BE”, ka thënë Biserko.

Sipas saj, komuniteti serb në veri është lënë me besimin që ndarja është e mundur, prandaj “është e vështirë t’u qasesh tash”.

Biserko ka thënë se shoqëria civile duhet të mendojë për një strategji që gradualisht t’i afrohet komunitetit serb me qëllim që ta ndajë nga Serbia.

“Duhet të ketë një fond ndërkombëtar ndoshta që do të ishte një instrument për të tërhequr integrimin e komunitetit serb në Kosovë dhe hapjen e mundësive ekonomike me qëllimin e shkëputjes së varjes së tyre nga Beogradi”, ka deklaruar ajo.

Siç thotë Biserko, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të sillet në një nivel ku nuk do të ketë ndarje etnike.

“Unë do ta kundërshtoja argumentin e Serbisë që ka prioritet Asociacionin në dialog. Ndasia etnike ka dëshmuar një mosfunksionalitet në Bosnje. Kjo duhet të sillet në një nivel që te mos ketë ndarje etnike”, ka shtuar Biserko.

Biserko shpreson që anëtarësimi në Këshillin e Evropës të ndodhë para vendimit për formimin e Asociacionit, pasi “kjo do të jetë një garancë”.

“Duhet të ketë qasje të barabartë…”, ka thënë Biserko.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy