“Dua t’i jap fund spekulimeve”, Lindita Nikolla: Mandati i Sali Berishës nuk hiqet. Mungesa në Kuvend me arsye

by Nexhat

Sali Berisha, kreu i PD-së, nuk do të humbasë mandatin e deputetit, edhe pse prej 6 muajsh nuk merr pjesë në veprimtaritë parlamentare. Por mungesa e tij në Kuvend konsiderohet e arsyeshme përsa kohë ai ndodhet me një masë sigurie “arrest shtëpie” kërkuar nga SPAK dhe vendosur nga GJKKO, në të dy shkallët e gjykimit

Gazetari Ergys Gjençaj, referuar burimeve nga Kuvendi, raporton për Balkanweb, se në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u shpreh se mandati i Sali Berishës nuk hiqet

“Pas konsultimeve me ekspertë konatitucionalistë, mungesa e Berishës prej 6 muajsh ne Kuvend është me arsye”, mësohet të jetë shprehur Nikolla.

Në vijim, Kryeparlamentarja ka deklaruar se qenia e një personi nën këtë mase nuk mund të konsiderohet si mungese pa arsye në Kuvend. “Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës”, mësohet të jetë shprehur Nikolla

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy