34
Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën në Mitrovicë.
Policia është njoftuar se një burrë e ka kanosur me thikë djalin e tij.
Si pasojë, këtij të fundit i ka rënë të fikët për shkak të frikës së përjetuar.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori, shkruan në raportin 24 orësh të policisë.