Nisin takimet bilaterale në Bruksel, Borrell u takua me Kurtin

by Nexhat

Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, ka mbajtur sot në Bruksel fillimisht takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa tashmë është duke mbajtur takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njofton BE-ja

banner

Pas takimit të kryediplomatit evropian me liderët e dy shteteve, pritet të nisë takimi trepalësh.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ka thënë se shpreson që pas këtij takimi të zbatohet Marrëveshja Bazë, për të cilën, Kosova e Serbia janë zotuar.

Në një konferencë për media, kryediplomati evropian tha se shpreson që sot të hidhen hapa përpara për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje duhet të fillojë, shpresoj që sot definitivisht të diskutojmë dhe të hedhim hapa përpara për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Ajo që është arritur duhet të zbatohet”, ka deklaruar Borrell

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy