Persona të moshuar, gra shtatzëna e fëmijë morën trajtim mjekësor pasi disa vetura u përfshinë nga zjarri në Prishtinë

by Nexhat

Nga zjarri që kaploi disa vetura mëngjesin e hershëm të së mërkurës në një parking në Prishtinë, 30 persona kanë marrë tretman mjekësorë.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.

banner

Ai tha se nga zjarri i veturave kompleksi banesor ishte përfshirë nga tymi, e kjo kishte shkaktuar edhe panik tek qytetarët.

“Nga djegia e këtyre veturave kompleksi i objekteve LESNA kryesisht hyrja nr. 2 ishte përfshirë në tym dhe si pasojë kishte edhe panik tek qytetarët, mirëpo me iniciativën tonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës kemi arrit me i qetësu ata dhe bazuar në prioritete afërsisht 30 prej tyre kryesisht të moshuar, gra shtatzëna, persona me probleme shëndetësore dhe fëmijë i kemi evakuuar nga ndërtesa dhe ofruar tek Urgjenca Mjekësore”, ka thënë Gashi

Sipas tij, tre vetura janë djegur tërësisht dhe dy të tjera pjesërisht si pasojë e zjarrit i cili ndodhi rreth orës 01:16 në një parking nëntokësor në Prishtinë.

Ai tha se në mesin e veturave të djegura tërësisht është dhe një veturë zyrtare.

“Informata për zjarr në një parking nëntokësor është marrë në ora 01:16. Pasi kemi marrë lajmin nga Policia  e Kosovës se në vendin e lartcekur kemi një zjarr në një parking nëntokësor, kemi dalë në vendin e ngjarjes.

Me të filluar operacionin pamë se në zjarr janë përfshirë tri vetura, në mesin e tyre dhe një veturë zyrtare të cilat janë djegur pothuajse tërësisht, si dhe janë dëmtuar pjesërisht dy vetura të tjera”, ka thënë Gashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy