Rada Trajkoviq: “Kompromisi” i Vuçeviqit është përpjekje për të ndarë Kosovën, por edhe konflikte të reja

by Nexhat

Kryetarja e Lëvizjes Europiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, duke komentuar deklaratën e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq, se Serbia është e gatshme për “marrëveshje dhe kompromise” në bisedime me Kosovën, tha se ajo nënkupton përpjekje për ndarje të Kosovës, por edhe konflikte.

Trajkoviq i tha agjencisë Beta se kjo ishte një përpjekje e autoriteteve në Beograd për t’u kthyer në “pozitat e tyre fillestare” me qëllim të ndarjes së territorit, shkruan Danas

banner

“Mirëpo, edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në thelb ia dorëzoi Prishtinës të gjitha institucionet dhe jetën e serbëve, funksionaliteti i autoriteteve të Prishtinës nuk u realizua. Mesazhet që tregojnë ndarjen e Kosovës paralajmërojnë destabilizimin e ri dhe një fushatë kundër Serbisë dhe serbëve, gjë që nuk na nevojitet në këtë moment”, tha Trajkoviq dhe theksoi se kryeministri Albin Kurti “kontrollon veriun e Kosovës me ndihmën e forcave speciale të rëndësishme policore dhe një administratë e imponuar që po kryen shqiptarizimin e Veriut”.

Serbia është e gatshme për “marrëveshje dhe kompromise” në bisedime me Kosovën, tha dje Vuçeviq për agjencinë AFP-në.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë marrëveshje dhe kompromise, që nënkuptojnë se asnjëra palë të jetë fituese absolute apo humbëse absolute, por që Serbia dhe shqiptarët duhet të jetë të kënaqur më mënyrë të barabartë, apo thënë më mirë të pakënaqur në mënyrë të barabartë”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy