SPAK duhet të fuqizohet, Basha: Rama bllokon drejtësinë është pjesë e korrupsionit

by Nexhat

Ish- kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se sa herë ndodhin skandale që kanë lidhje me korrupsionin, pushton ekranet që ta luftojë atë 

Basha tha se sa herë që Rama shpall nisma kundër korrupsionit, më shumë para vidhen nga shqiptarët dhe kërkon fuqizimin e SPAK si e vetmja rrugë për të luftuar korrupsionin

Ai gjithashtu thekson se propozimet e Partisë Demokratike për luftën kundër korrupsionit janë bllokuar në Kuvend.

 Deklarata e Plotë:

Sa herë i plasin skandalet e korrupsionit, si rasti i tmerrshëm i onkologjikut, pushton ekranet duke u përbetuar se tani do të luftojë korrupsionin.

E sa herë ndërmerr nisma gjoja kundër korrupsionit, më shumë para vidhen nga xhepat e shqiptarëve. Përmes propagandës synon të bllokojë drejtësinë, që ajo të mos të trokasë në derën e tij dhe t’u shesë shqiptarëve sapunin për djathë, sikur të gjithë janë të korruptuar veç ai jo.

A ka shqiptar që beson se kur janë kapur me presh në duar zëvendës kryeministri i korruptuar, ministra të korruptuar, kryebashkiak të korruptuar, drejtorët e përgjithshëm të korruptuar, drejtorët e bashkive të korruptuar, të gjithë të korruptuar, vetëm Edi Rama është i pakorruptuar?!

Të gjitha fijet e korrupsionit lidhen pas karrikes së tij, prandaj atij i duhet dëshpërimisht të kontrollojë SPAK, e për këtë përdor aleatët që ndajnë të njëjtin hall me të. Nëse vërtetë do të ishte për luftë kundër korrupsionit, fillimisht do të plotësonte kërkesat e SPAK, dhe për këtë ka propozimet tona, që me urdhër të tij janë kyçur në sirtaret e Kuvendit.

Me vepra Edi Rama është kampioni i korrupsionit, mbrojtësi më i fuqishëm i aferave korruptive dhe i promovimit të të korruptuarve.

Sot ka një rrugë për të luftuar korrupsionin, të mbështetet dhe fuqizohet SPAK. Të tjerat janë shfaqje elektorale, për të pastruar imazhin e nxirrë nga gjëmat që kanë shpopulluar vendin. Shqipëria meriton më shumë!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy