Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Gjakovë

by Nexhat

Një person është arrestuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë, më saktësisht në rajonin e Gjakovës.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është me inicialet S.L. dhe është serb.

banner

“Andaj, sot më 27.06.2024, Policia e Kosovës, konkretisht hetues nga Drejtoria për hetimin e krimeve të luftës (DHKL), në bashkëpunim me agjentë nga AKI dhe të mbështetur nga njësit policore të rendit të DRP Mitrovicë veri kanë realizuar një plan taktik me ç’rast në Leposaviq është ndalu dhe arrestuar i dyshuari m/s me iniciale (S.L.)”

“Të njëjtit me urdhër nga organet e drejtësisë i është bastisë shtëpia në Leposaviq ku hetuesit kanë konfiskuar dëshmi relevante të cilat do të trajtohen gjatë procedurës së mëtejme hetimore. I dyshuari është sjell në ambientet policore për procedura të mëtejme të intervistimit”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy