Banorët e Shipitullës protestojnë para KEK-ut e Qeverisë, “Krejt dhe drejt nuk është kryeministër”

by Nexhat

Banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit, kanë protestuar të enjten lidhur me shpronësimet e tokave të kryera për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK),

Musli Mjeku, banor i Fshatit Shipitull, ka thënë se kërkesë e tyre është zgjidhja lidhur me këto shpronësime nga ana e KEK-ut. 

banner

Ai ka thënë se nga takimi i datës 24 maj, janë premtuar se do të marrin përgjigje por që kjo nuk ka ndodhur.

“Jemi detyruar me ardhë në këtë formë që nuk është dëshirë e jona. Prej vitit 2004 kur është votuar Ligji që në fshatin Shipitull mos mu ndërtu asgjë, ne kemi mbet të bllokuar e që atëherë ka familje që i ka katër, pesë fëmijë dhe ka qenë i detyruar të bëjë çmos dhe t’i largojë me qira ose diku tjetër. Nuk kanë lejuar të ndërtojnë… nuk jem duke e bërë me dëshirën tonë sepse ne e dimë që është  interes i përgjithshëm dhe dimë qe KEK-u është i joni por ne si qytetarë të atij fshati kërkojmë një zgjidhje të cilën këta dinë që duhet ta bëjnë”, u shpreh ai, teksa pati edhe një pakënaqësi ndërmjet banorëve. Një qytetar, kërkoi që në këtë rast të mos përfshihet kryeministri Albin Kurti, pasi sipas tij fajtor janë kryeministrat tjerë.

Përfaqësuesi i fshatit Shipitull, Arsim Mjeku, ka deklaruar se në rast refuzimi të takohet me përfaqësuesit e KEK-ut, do të hyjnë me dhunë në zyre.  

“Na kërkojmë prej KEK-ut me dal me u sqaru ose prej të hënës ne kem me ardh në katin e tret me hi qysh ju kem hyrë të tjerëve. Ne ka ardhë te hunda boll kemi duruar me paqe, me letra e këta s’po marrin vesh. Sot kemi ardhë 50 protestues, të hënën kemi me ardh 150, me gra e fëmijë me pleq me krejt”, u shpreh ai.

Pas mbajtjes së fjalimeve, banorët e këtyre fshatrave vazhduan deri te ndërtesa e Qeverisë, me ç’rast vendosën një banerë me mbishkrimin ‘Krejt dhe drejt nuk është kryeministër’”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy