Nga:Afrim Fanda
Mesazh shum i qartë dhe konsisten që nga viti 1945 e deri më sot, i partive sllave përballë shqitparëve në ish IRJM:
Shqiptarët në këtë shtet janë gjithmonë të paligjshëm, përfshirë dhe përfaqësuesin e tyre në pozicionin më të lartë ekzekutiv, por ne i tolerojmë!
Në njërën anë të foto-lajmit është “gazda Micko” i krekosur si kapadai, me qëndrimin e pronarit të shtetit që jep dhe merr të drejta shitparëve, aq sa konsideron se është e mjaftueshme. Ndërsa në anën tjetër është Izet Mexhiti si përfaqësues politik i shqiptarëve, me dinjitetin e nëpërkëmbur, që rezaton mungesë dinjiteti dhe përulje, i cili pranon pozicionin informal, mu si ato ndërtimet pa leje në Çair ndaj dhe është falenderues ndaj “gazda Mickos”.
E gjitha kjo më kujton paralagjet e Tetoves, me pafund ndërtime pa leje, pa rrugë, pa infrastrukture… Ishin pikërisht “maqedonasit” si përfaqësues të shteti që lejonin këto ndërtime duke u pasuruar nga ryshfeti që merrnin nga shqiparët e ngratë, të cilëve nuk u jepej zgjidhjte më dinjitoze për t’u bërë me shtëpi. A nga ana tjetër, gazetat dhe RTVM ishin plot me lajme për ndërtimet pa leje, natyrisht duke treguar me gisht shqiptarët!