37
Inter pa frena në merkato, zikaltërit sigurojnë përforcimin e tretë për sezonin e ri.
Pas Taremi dhe Zielinski, nënshkrimi i tretë i Interit për sezonin 2024/25 është Josep Martinez. Portieri spanjoll do të jetë lojtar i ri i ekipit “zikaltër” brenda kësaj jave.
Gjithçka është përfunduar dhe vlera e transferimit është rreth 13.5 milion € plus shtesa 1.5 milion €.
Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, duke raportuar se Inter ka arritur marrëveshje me Genoan për transferimin e Josep Martinez në Milano.