Franca “harron” mbrojtësin në Dortmund, kthehet në qendrën stërvitore 100 km larg me furgon

by engel

Një moment i pazakontë është shënuar pas ndeshjes me Francës dhe Polonisë, kur Gjelat duket se kanë harruar një nga “pjesët” e tyre kryesore në stadiumin e Dortmundit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Arsenalit, Saliba, i cili duhej të kryente testet antidoping. Sipas gazetës L’Equipe, autobusi i skuadrës franceze u largua nga Dortmund pa yllin e skuadrës pasi testimi u vonua shumë.

banner

Mbrojtësi 23-vjeçar u largua nga stadiumi me një furgon i shoqëruar nga anëtarë të stafit të skuadrës që prisnin me të.

Baza e Francës për turneun në Gjermani është në qytetin e Paderborn, rreth 100 kilometra në lindje të Dortmundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy