Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

by Nexhat

Kampioni i Malit të Zi në futboll, Deçiq nga Tuzi, ka vendosur të bëjë një ndryshim rrënjësor pas fitimit të titullit kampion në shtetin fqinj.

Gjegjësisht, Deçiq ka vendosur të ndryshojë stemën e klubit, por edhe ngjyrat dhe se në të ardhmen gjithçka do të duket krejtësisht ndryshe

banner

Në vend të ngjyrës kaltër dhe bardhë, që dikur ishin ngjyrat e Deçiqit, tani ato janë të kuqe, të zezë dhe të verdhë/ari dhe stema nuk e ka më yllin e kuq që ishte aty gjatë gjithë historisë së klubit, i cili u themelua në vitin 1926

Ylli i kuq ishte simbol i komunizmit dhe socializmit në përgjithësi dhe nuk është më në stemën e klubit nga Tuzi, i cili tash e disa vite drejtohet nga shqiptarët, duke arritur edhe suksese historike

Ndër ndryshimet në stemën vlen të theksohet se Deçiq e ka shtuar edhe emrin në gjuhën shqipe. Sezonin e shkuar, klubi ku drejtor sportiv është ish futbollisti i famshëm shqiptar, Fatos Beqiraj, luante shpesh me fanella kuqezi.

Natyrisht, arsyeja është se qyteti i Tuzit është i banuar nga popullsia shumicë shqiptare, ndërsa kryetar i klubit është Pal Dreshaj.

Vitin e kaluar, Deçiç përfundoi përpara Buduçnostit në renditjen e kampionatit malazez dhe ia rrëmbeu titullin kampion, duke fituar kështu të drejtën të luajë në Ligën e Kampionëve

Në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, Deçi1 do të luajë kundër The New Saints (TNS) nga Uellsi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy