Kurti pas vërshimeve në Kuk të Dragashit: Ka dëme edhe në infrastrukturën publike, nevojitet ndërhyrje prioritare

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fshatin Kuk të Dragasht pas vërshimeve si shkak si reshjeve të mëdha të shiut.

Kurit ka thënë se ka dëme të konsiderueshme edhe të infrastrukturës publike.

banner

Ai përmes një postimi në Facebook tha se një komision po vlerëson, inspekton e analizon masën e dëmeve.

“Ishim në Komunën e Dragashit dhe fshatin Kuk. Vërshimet e djeshme nga reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe të infrastrukturës publike, për çka nevojitet ndërhyrje me prioritet. Megjithëkëtë, fatmirësisht nuk ka as të lënduar e as viktima.  Me Komisionin vlerësues i cili po inspekton e analizon masën e dëmeve, po shohim se çfarë mund të riparojmë e rindërtojmë dhe të kontribuojmë nga niveli qendror”.

“Falënderoj institucionet e shtetit për angazhimin e deritanishëm dhe Kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladinin për mikprijten e tij sot dhe bashkëpunimin me ministrin Elbert Krasniqi.   Qeveria është pranë komunës dhe qytetarëve, për të kaluar bashkë, sa më shpejt e sa më lehtë këtë situatë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy