LDK: Ka përpjekje të mazhorancës që nga viti 2021 që të kap tri segmente të rëndësishme të shtetit

by Nexhat

Driton Selmanaj, gjatë një konference për media, ka thënë se LDK e lëshoi sallën e Kuvendit pasi pushteti ishte i gatshëm të votojë “projektligjet që janë në shpërputhje me agjendën shtetërore në rrugën drejt Bashkimit Evropian”.

“Ne nuk mund të bëhemi pjesë e një agjende e cila duket që është e shumicës parlamentare, që të votojë ligje ose të merr vendime që janë në shpërputhje me agjendën tonë dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian. Kemi një përpjekje të mazhorancës që nga viti 2021 që të kap tri segmente të rëndësishme të shtetit. Kjo qasje për LDK-në është qasje kundër procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Bashkë me BE-në dhe miqtë tanë jemi në të njëjtën linjë, se tri ligjet janë kundër-kushtetuese. E para ka të bëjë me Ligjin për Këshillin Prokurorial. Ka pasur përpjekje të qeverisë për ta kapur KPK-në. E dyta ka të bëjë me Komisionin e Pavarur për Media. Po rrezikohet një sektor shumë i rëndësishëm. E treta ka të bëjë me Ligjin për Zyrtarët Publikë. Përsëri po sillen ndryshime të cilat prekin pavarësinë dhe profesionalizmin e shërbimit civil”, ka thënë Selmanaj

banner

Deputeti Selmanaj paralajmëroi se Lidhja Demokratike e Kosovës do të dërgoj përsëri në Gjykatën Kushtetuese ligjet të cilat janë anti-kushtetuese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy