MPB-ja e Serbisë dha urdhër për ndalimin e “Mirëdita, dobar dan”

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se ministria që ai e drejton ka lëshuar urdhër për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”.

“Ministria e Brendshme ka lëshuar urdhër për ndalimin e tubimit publik ““Mirëdita, dobar dan”, për shkak të rrezikut të rrezikimit të sigurisë së njerëzve dhe pronës, si dhe rrezikut të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në përmasa më të mëdha”.

banner

“Gjithashtu, nuk do të lejohen tubime të tjera në atë zonë. Për këtë urdhër janë njoftuar organizatorët e takimit”, tha Daçiq, raporton Danas, transmeton Klankosova.tv.

Rreth 50 djathtistë u mblodhën pikërisht përballë lokalit të Beogradit “Dorćol Platz”, për të penguar organizimin e këtij festivali.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy