74
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pasi një tren ekspres ndërkombëtar u përplas me një autobus në një vendkalim në jug të Sllovakisë, thonë punonjësit e urgjencës.
Aksidenti ndodhi pranë qytetit Nove Zamky, rreth 80 km në lindje të kryeqytetit Bratislava, sipas një postimi të shërbimeve emergjente në Facebook,
Agjencitë e lajmeve raportojnë se të paktën pesë të tjerë u lënduan në incidentin, i cili ndodhi rreth orës 17:00.