Pse ju besoi ju Berisha? Basha: Bëja punën! Ish-kryeministrin e kam njohur që më 1991, vajzën e tij e kam takuar në Kosovë më 2000

by Nexhat

Lulzim Basha, i ftuar në emisionin Open në News 24 u pyet se përse Sali Berisha ia kishte besuar atij më herët postin e kryetarit të Partisë Demokratike

Basha tha se Berisha e ka besuar, sepse ia bënte punën. Më tej, Basha ka treguar se Sali Berishën e ka njohur që në vitin 1991. Ai tha se vajzën e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezin e ka takuar për herë të parë në Kosovë në vitin 2000

Lulzim Basha: Vajzën e Berishës e kam takuar për herë të parë në korrik 2000 në Kosovë. Ndërsa zotin Berisha e kam njohur që në vitin 1991. E takoja thuajse 3 herë në vit Berishën, jetoja jashtë. E keqja e madhe e vendit është Edi Rama, ndërsa aseti më i madh për Ramën është Berisha, që nuk është zgjidhja për shqiptarët.

Gazetari Mentor Kikia: Nëse drejtimin e merr zonja Malltezi, ju jeni të gatshëm për bashkëpunim?

Lulzim Basha: Asnjë prej tyre nuk i jep zgjidhje problemit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy