Sulmi në Banjskë: Policia ka ngritur kallëzime penale ndaj 45 personave

by Nexhat

Sulmi terrorist në Banjskë ishte temë që u trajtua në një nga konferencat për media të zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Stano tha se Qeveria e Kosovës “ende nuk e ka prezantuar një raport të plotë hetimit”.

banner

E kur kanë kaluar nëntë muaj nga kjo ngjarje tragjike e 24 shtatorit 2023, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, organet e rendit kanë ndarë disa të dhëna lidhur me hetimet e zhvilluara deri më tani.

Policia në një përgjigje për Klankosova.tv se janë identifikuar 48 persona të dyshuar lidhur me rastin.

“Përfshirë në këte numër edhe tre personat e neutralizuar gjatë operacionit kundër terrorizmit të datës 24 Shtator 2023. Policia e Kosovës ka ngritur kallëzime penale kundër 45 personave (duke përfshirë edhe ndaj tre personave qe gjenden nën masën e paraburgimit)”, thuhet në përgjigjen e policisë për Klankosova.tv

Personat në fjalë dyshohet se kanë kryer disa vepra penale si:

– Vrasje e rëndë;

-Sulmi kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës;

– Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës;

– Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese;

– Kryerja e veprës terroriste;

– Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës;

– Shpëlarja e parave;

– Financim i terrorizmit.

Tutje thuhet se në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale deri tani janë ngritur urdhër-arreste vendore kundër 41 personave të dyshuar, si dhe 39 urdhër- arreste ndërkombëtare.

“Të gjitha të gjeturat gjate ekzaminimit të vendit te ngjarjes, deshmive të sekuestruara, por edhe gjatë analizimit dhe ekzaminimit të dëshmive, së bashku me të gjitha shkresat e lëndës dhe dokumenteve përcjellëse janë vënë me kohe në dispozicion të Prokurorisë Speciale”.

Me qellim të zhvillimit të hetimeve të plota, në koordinim me Prokurorinë Speciale, ka qenë e nevojshme që disa prova të dërgohen jashtë vendit, për te cilat ekzaminime ende nuk kemi pranuar përgjigjet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy