Sulmohet shtëpia e kryetarit të Gjykatës së Lartë në Greqi, digjet makina e policisë, plagoset efektivi

by Merita

Një sulm me bombë molotov ka ndodhur në orët e para të së enjtes (27/6) jashtë shtëpisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë, Ioannas Klapa Christdoulea, në zonën e Papagos.

Policia tha se persona të panjohur kanë hedhur një bombë molotovi në drejtim të mjetit patrullues dhe pikës së vrojtimit në pikën e kontrollit.

banner

Automjeti ka marrë flakë dhe është është shkatërruar plotësisht. Në të njëjtën kohë ka mbetur i plagosur edhe një polic, i cili ishte në krye të detyrës.

Ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës, pasi kishte plagë në fytyrë dhe duar, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërhyrja e Zjarrfikësve ka qenë e nevojshme për shuarjen e zjarrit që ka rënë në automjet, ndërsa nga kontrollet e deritanishme në zonën e gjerë nuk janë arrestuar dhe as nuk janë identifikuar persona që mund të jenë lidhur me sulmin. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy