81 të vdekur për shkak të suplementeve ushqimore kundër kolesterolit

by engel

Në Japoni, raportohet se 81 persona kane vdekur nga marrja e suplementeve ushqimore kundër kolesterolit që përmbanin oriz me maja të kuqe nga “Kobayashi Pharmaceutical”, sipas “Il Messaggero”.

Kompania japoneze njoftoi se po shqyrton rastet e 76 vdekjeve të tjera që ndoshta lidhen me konsumimin e suplementeve, pas raportimit të pesë vdekjeve të shkaktuara nga efektet anësore të mundshme në prill.

banner

Suplementet nga kompania farmaceutike Kobayashi u tërhoqën nga tregu në prill, për shkak të pesë vdekjeve që mund të lidhen me marrjen e tyre.

Skandali shëndetësor ka goditur Japoninë prej disa muajsh: edhe para vdekjes, shumë njerëz që kishin marrë suplementet ishin shtruar në spital.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy