“Biden i lëkundur, Trump gënjeshtar”, çfarë ndodhi në debatin e parë presidencial në SHBA?

by Merita

Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump bënë akuza personale ndaj njëri-tjetrit ndërsa debatuan për ekonominë, emigracionin, abortin dhe shumë të tjera, në përballjen e tyre të parë në CNN përpara garës elektorale të nëntorit.

Trump sulmoi në mënyrë të përsëritur Biden mbi ekonominë dhe të dhënat e tij të politikës së jashtme, ndërsa Biden synonte dënimin penal të rivalit të tij dhe përpjekjet e supozuara për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.

banner

Disa zyrtarë demokratë shprehën shqetësime për performancën e lëkundur të presidentit Biden në disa raste, teksa Trump sipas tyre gënjente dhe devijonte pyetjet.

Kampi i fushatës i Trump shpalli fitoren, duke thënë se ai dha “performancën e tij më të mirë të debatit”.

Sipas Zërit të Amerikës, Joe Biden dhe Donald Trump bënë një numër gabimesh faktike në fillim të debatit në Atlanta.

Presidenti Biden e filloi debatin me një gafë, duke pretenduar se kishte krijuar 15,000 vende pune. Numri i saktë është më shumë se 15 milionë vende të reja pune gjatë mandatit të tij, një nënvlerësim dramatik nga një kandidat, që po përpiqet të rifitojë besimin e votuesve në aftësitë e tij për të udhëhequr ekonominë e vendit.

Biden filloi të përqendrohej në sulmet ndaj zotit Trump duke përmendur gjyqin në Nju Jork, në të cilin ai u shpall fajtor për fshehjen e pagesave për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniel për të mbajtur të fshehur një marrëdhënie seksuale me të. Presidenti Biden e quajti rivalin e tij republikan “një njeri të shpallur fajtor për një krim”.

Ish Presidenti Trump u përgjigj duke përmendur gjyqin ndaj djalit të Presidentit Joe Biden, Hunter Biden, në të cilin ai u shpall fajtor për akuzën se ka gënjyer në një formular për blerjen e një arme mbi historinë e përdorimit të drogës.

Gjatë debatit, Biden dhe Trump ishin dakord në kundërshtimin e kushteve të presidentit rus Vladimir Putin mbi përfundimin e luftës në Ukrainë. Por, Trump përsëriti pretendimet e tij se lufta nuk do të kishte filluar kurrë nëse ai do të kishte qenë president.

“Nëse do të kishim një president të vërtetë, një president që respektohej nga Putini, ai nuk do ta kishte sulmuar kurrë Ukrainën”, tha Trump.

Ai kritikoi gjithashtu Presidentin Biden për ndihmat e mëdha që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kievit.

Një nga temat e politikës së jashtme në debat ishte edhe lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Trump kritikoi Presidentin Biden për mënyrën se si e ka trajtuar luftën në Rripin e Gazës, duke thënë se “është bërë si një palestinez” për shkak të kërkesës që Izraeli të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët në Gaza.

Presidenti Biden i hodhi poshtë kritikat se administrata e tij ka zvarritur dërgimin e disa llojeve të armëve në Izrael. “Ne po i ofrojmë Izraelit të gjitha armët që i nevojiten”, tha ai.

Debati i ardhshëm mes Presidentit Biden dhe ish Presidentit Trump është caktuar të mbahet më 10 shtator.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy