Haradinaj vizitë në Gjermani: AAK-ja po rritet

by Nexhat

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Gjermani së bashku me disa deputetë të kësaj partie.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se ka takuar kryesinë e degës së AAK’së në Baden-Wurttemberg, me të cilët thotë se kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë

banner

Ai njoftoi se AAK’së për rritet në Gjermani duke u zgjeruar në disa nëndegë.

Nga kryetari i kësaj dege, Pleurat Berisha dhe kolegët e tjerë, mësova se Dega e Aleancës në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë po rritet me ritme të shpejta duke u zgjeruar në disa nëndegë, si;

1. Heilbronn – Visar Gashi, kryetar, 2. Ludëigsburg – Hamëz Agaj, kryetar, 3. Pforzheim – Arsim Zeqiraj, kryetar, 4. Reutlingen – Hasan Hadërgjonaj, kryetar, 5. Bietigheim-Bissingen – Sedat Domnika, kryetar 6. Boblingen – Gresa Pozhegu, kryetare, 7. Felbach – Durolind Zeka, koordinator 8. Goppingen”.

Tutje, Haradinaj tha se gjatë kësaj vizite do të takojë shumë bashkatdhetarë që me punën dhe mundin e tyre janë bërë tregime suksesi në veprimtari të ndryshme.

“Gjithashtu do të prezentoj në formimin e nëndegëve të reja dhe do të mirëpresim edhe anëtarë të rinj në rrugëtimin tonë politik.

Aleanca në Gjermani është adresë për bashkatdhetarët, të cilët në baza ditore po i bashkohen vizionit për një Kosovë të zhvilluar e të lidhur ngushtë me diasporën”, shkroi Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy