“Jam dhunuar dhe abuzuar seksualisht”, Paris Hilton rrëfen tmerrin e jetuar në institucionet e kujdesit publik

by Merita

Paris Hilton, figura sociale dhe mediatike amerikane ka rrëfyer se është dhunuar fizikisht dhe abuzuar seksualisht nga stafi, gjatë qëndrimit të saj në institucionet e kujdesit publik për të rinjtë.

Gjatë seancës dëgjimore të Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Hilton e përshkruan si traumatike përvojën në këton institucione, ndërsa bëri thirrje për mbikëqyrje më të madhe federale të programeve të kujdesit për minorenët.

banner

Sipas Hilton, kjo industri gjeneron miliona dollarë duke përdorur marketing të rremë për të tërhequr prindërit që të dërgojnë fëmijët e tyre në këto qendra edukimi, të cilat janë kthyer në abuzim.

Kjo industri prej 23 miliardë dollarësh e sheh këtë popullsi (të fëmijëve të cenueshëm) si shenja të dollarit dhe funksionon pa mbikëqyrje kuptimplotë. Nuk ka arsim në këto vende, ka myk dhe gjak në mure. Është e tmerrshme se si janë këto vende. Janë më keq se disa lukuni qensh”,- u shpreh Hilton.

Si një avokate e zëshme e fëmijëve, ajo pohoi se vijon ende të vuajë nga çrregullimet e stresit post-traumatik për shkak të së kaluarës.

Në seancën dëgjimore, ylli i Hollivudit tha se këto programe premtuan shërim, rritje dhe mbështetje, por në vend të kësaj, ato i ofruan izolim duke mos e lënë që të fliste, të lëvizte e lirë.

Paris Hilton u ka bërë thirrje gjithashtu ligjvënësve të miratojnë aktin “Stop Abuzimit Institucional të Fëmijëve”, i krijuar për të forcuar mbikëqyrjen e programeve rezidenciale për të rinjtë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy