Në emisionin EURO N’T7 sonte është diskutuar për nismën ekonomike të Fatmir Limajt dhe partisë së tij.
Në këtë intervistë Limaj ka konstatuar se katër vitet e kësaj qeverie janë të humbura në secilën fushë.
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar shumë ashpër për faktin se kryeministrit Kurti as gruaja as fëmija nuk i jetojnë në Kosovë.
“o shqiptar kuptojeni që kryeministri ynë të ardhmen e familjes së tij e ka bërë dhe është duke e bërë jashtë Kosovës, nuk ndodhë në asnjë shtet tjetër të botës kjo. Moralisht vendi nuk ëstë dashur ta pranojë një kryeministër të tillë. Si është e mundur që të flas për perspektiven e familjes e familjen tuaj të kesh jashtë Kosovës. Pse s`po io bien femijt e tu kryeministër për me përjetua këtë vizion të mirë për të cilin po flet por po i mban ata jashtë vendit. cfare norme morale e politike ke tij kur fol për mirëqenie e zhvillim, ti që nuk e ndan jetën e përditshme të qytetarit me fëmijët e tu. Ti flet për fëmijët e tjerë e ke vendos që fëmijët e tu me jetu në Norvegji, ti flet për patriotizëm a të ardhmen e familjes e ke projektu jashtë vendit, kjo ndodhë vetëm në Kosovë”, ka pohuar me një nervoz të shtuar z.Limaj.
Ai ka treguar edhe përvojën e tij gjatë luftës së UCK ku thotë se nuk ka pranuar që fëmijë e tij të largohen nga Kosova edhe përkundër mundësisë që i është ofruar.
“Luftë nuk kam pranu që të largohen fëmija e mijë nga Kosova, çka ka vlerë fëmija im më shumë se i yti, nuk kam pranu në asnjë moment që unë të vij të luftoj t’i largoj fëmit e mijë derisa fëmit e tjerë të rrezikohen sepse moralisht nuk mund të luftoj e të jem aty. çka me ju thanë u njerëzve jam ardh me çliru vendit, e ku i ki fëmit, volla i kam largu Zvicër. E me fmi tonë më ba patriotizëm a, dokumentet e Zvicrës i kam pas dhe nuk kam pranu”, ka shtuar Limaj.