Në një ceremoni shtetërore të organizuar në Akademinë e Mbrojtjes Kroate “Dr.Franjo Tuđman“ në Zagreb, me prezencën e Presidentit të Republikës së Kroacisë Zoran Milanoviç, kanë diplomuar me rezultat të suksesshëm disa pjesëtarë të FSK-së.
Major Kreshnik Nimoni ,Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, Kapiten Besim Dervoviç, Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Rreshterë i Parë Fahri Paloja ,Shkolla e lartë e Nënoficerëve.
“Republika e Kroacisë në kuadër të bashkëpunimit bilateral mbështetë në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve profesionale për oficerët e nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ofruar trajnime e shkollime profesionale dhe me standardet më të larta të edukimit”, thuhet në njoftim.