Pacolli dekorohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Gjenevë

by Nexhat

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli është dekoruar sot me titullin “Doctor Honoris Causa” për meritat e jashtëzakonshme në krijimin e miqësive të Kosovës me shtetet e botës dhe kontributin humanitar ndërkombëtar, nga Geneva School of Diplomacy and International Relations”,

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në “Facebook”.

“Sot, “Geneva School of Diplomacy and International Relations” më dekoroi me titullin “Doctor Honoris Causa” për meritat e jashtëzakonshme në krijimin e miqësive të Kosovës me shtetet e botës dhe kontributin humanitar ndërkombëtar. Njëkohësisht, bashkëshortja ime,  Masha Pacolli, nga i njejti universitet  u dekorua me titullin “Master Honoris Causa” për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën humanitare, pikërisht per ndihmën grave viktima të dhunës së luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë Pacolli

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy