Prezantim fantastik në Evropian, Strakosha ndiqet nga klubi italian

by Merita

Fiorentina po mendon seriozisht për portën, ndonëse Pietro Terracciano bëri paraqitje të mira kampionatin e fundit.

Pak ditë më parë u përfol për Juan Musso, por nuk është objektivi i vetëm, pasi në Firenze po mendojnë edhe për Thomas Strakoshën.

banner

Portieri “kuqezi” nuk ka kaluar një periudhë të mirë te Brentford, por në EURO 2024 bëri një prezantim shumë të mirë, duke qenë një prej më të mirëve në organikën e Sylvinho-s.

Ish-portieri i Lazio-s do të rikthehej me kënaqësi në Serie A dhe Fiorentina sigurisht që do të ishte një zgjidhje e shkëlqyer, por duhet theksuar se si Strakosha dhe Terracciano kanë të njëjtin agjent.

Tani mbetet për t’u parë nëse Fiorentina do të bëhet shtëpia e re e portierit “kuqezi”, Thomas Strakosha.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy