Sabri Fejzullahu me dedikim zemre për Adelina Ismailin: Të mbajta për dore që 7 vjeçe…

by engel

Legjenda e muzikes shqiptare, Sabri Fejzullahu, ka bërë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale.

Këtë dedikim, artisti ia ka kushtuar njërës prej divave të muzikës shqiptare, duke e lartësuar figurën e saj.

banner

Ai thotë se e ka mbajtur për dore që kur ishte shtatë-vjeçe dhe se do ta mbajë gjithmonë në shpirt.

I njëjti thotë se ka thyer të gjitha rregullat e tabutë në estradë dhe se e cilëson unike.

“Po Adelina, sikur dita e bukur që mban diell, të mbajta për dore, qysh 7 vjeçe, dhe do të mbaj deri në përjetësi, por në shpirtin tim. Ti je diva dhe modestia e kombit shqiptar, ti je kultura dhe ngritja, dituri e mirësjellje, ti je bukuria e thjeshtësia njerëzore, mbretëreshë e skenës dhe ikona televizive”, ka shkruar ai.

Krijuesi i hitit “Goditje në zemër” shtoi: “Ti theve rregulla e tabu, dhe gjithmonë ishe ti, unike, dhe e tillë mbete, unike. I yti e me plotë dashni axha Sabri…”.

Dyshja duket se do të vijnë me një duet së bashku dhe nuk ka dyshim se do të mirëpritet nga publiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy