Sot u mbajt pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë, MASHTI: Edhe këtë herë u larguan disa nxënës pasi përdoren telefona

by Nexhat

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka thënë se sot është mbajtur pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë në lëndët matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe biologji.

Sipas MAShTI-it, ngjashëm si herën e parë, edhe sot për shkak të përdorimit të telefonave janë larguar disa nxënës.

banner

“Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1658 salla të testimit”.

“Sipas raporteve të administratorëve, për shkak të përdorimit të telefonave edhe kësaj radhe janë larguar disa nxënës”, thuhet në njoftim, .

Më tej, është bërë e ditur se rezultatet e testit do të publikohen më 8 korrik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy