Studimi: Marrja e multivitaminave çdo ditë mund të rrisë rrezikun e vdekjes

by Merita

Marrja e multivitaminave çdo ditë nuk i ndihmon njerëzit që të jetojnë më gjatë dhe në fakt mund të rrisë rrezikun e vdekjes së hershme.

Në këto përfundime ka dalë një studim i realizuar në SHBA.

banner

Studiuesit amerikanë analizuan të dhënat shëndetësore nga gati 400,000 të rritur pa sëmundje serioze afatgjata për të parë nëse multivitaminat ditore reduktojnë rrezikun e vdekjes gjatë dy dekadave të ardhshme.

Në vend që të jetonin më gjatë, njerëzit që konsumonin multivitamina çdo ditë kishin pak më shumë gjasa, sesa jo-përdoruesit, të vdisnin në periudhën që u krye studimi, duke nxitur studiuesit të shprehen se “përdorimi i multivitaminave për të përmirësuar jetëgjatësinë nuk mbështetet”.

Tregu global për suplementet vlerësohet të jetë me vlerë dhjetëra miliarda dollarë çdo vit. Në SHBA, një e treta e të rriturve përdorin multivitamina me shpresën për të parandaluar sëmundjet.

Ndërsa burimet natyrore ushqimore të beta-karotenit mbrojnë kundër kancerit, për shembull, suplementet beta-karoten mund të rrisin rrezikun e kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve të zemrës , duke sugjeruar që suplementeve u mungojnë përbërës të rëndësishëm.

Ndërkohë hekuri, i cili shtohet në shumë multivitamina, mund të çojë në mbingarkesë me hekur dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe demencës.

Dr. Erikka Loftfield dhe kolegët në Institutin Kombëtar të Kancerit në Maryland analizuan të dhënat nga tre studime të mëdha shëndetësore në SHBA.

Të gjitha u nisën në vitet 1990 dhe mblodhën detaje mbi përdorimin e përditshëm të multivitaminave të pjesëmarrësve. Të dhënat mbuluan 390,124 të rritur përgjithësisht të shëndetshëm, të cilët u ndoqën për më shumë se 20 vjet.

Studiuesit nuk gjetën asnjë provë që multivitamina ditore reduktonte rrezikun e vdekjes dhe raportuan një rrezik 4% më të lartë të vdekshmërisë midis përdoruesve në vitet e para të ndjekjes.

Rreziku më i madh i vdekjes mund të pasqyrojë dëmet që mund të shkaktojnë multivitaminat ose një prirje që njerëzit të fillojnë të marrin multivitamina ditore kur zhvillojnë një sëmundje serioze.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy