Euro 2024: Elefanti “Bubi” parashikon rezultatin e saktë të ndeshjes Gjermani-Danimarkë

by engel

Elefanti “Bubi” ka bërë një tjetër parashikim për ndeshjet e Euro2024.

I konsideruar si një “orakull” në Euro2024, “Bubi” ka parashikuar rezultatin e ndeshjes mes Gjermanisë dhe Danimarkës që do të luhet në orën 21:00 të së shtunës.

banner

“Elefantit, i cili deri më tani ka parashikuar saktë rezultatin e të gjitha ndeshjeve të Gjermanisë, u ngarkua edhe një herë të parashikonte rezultatin e ndeshjes së së premtes, duke i dhënë fitoren 2-1 të vendit pritës.

Bubi duhej të gjuante një top drejt flamujve të Gjermanisë dhe Danimarkës që ishin në të dyja anët e një porte të improvizuar. Bubi vendosi fillimisht një top në portën e Danimarkës, duke bërë rezultatin 1-0 për Danimarkën.

Por më pas situata ndryshoi dhe Bubi shënoi dy gola për Gjermaninë për të fituar ndeshjen.

Bubi ka parashikuar saktë çdo ndeshje të Gjermanisë deri tani, duke përfshirë numrin e saktë të golave ​​në ndeshjet kundër Hungarisë dhe Zvicrës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy