Vuçiq: Prishtina kërkon njohje “de jure”, është e qartë që Kurti nuk dëshiron formimin e Asociacionit

by Nexhat

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se në Bruksel nuk pati dialog sepse “Prishtina nuk e do atë|” dhe se po kërkon njohje “de jure” nga Serbia.

“E thashë se nuk donte, apo nuk guxonte, kjo pak a shumë është gjëja e tij, por që deri tek dialogu nuk shkoi pasi nuk e dëshironte. Ata nuk dëshirojnë vetëm njohje “de fakto” por njohje “ de jure” kjo është ajo çka kërkojnë e dëshirojnë”, ka thënë Vuçiq për Pink

banner

Ai tha se Kurti nuk dëshironte të bisedonte, ndërsa pala serbe “donte të bisedohej për çdo marrëveshje sesi me kompromis të zgjidhim problemet”.

“Por e dija dhe më herët mirë se ata për këtë nuk ishin të gatshëm, pasi gjëra të tilla nuk u interesojnë”.

Vuçiq vazhdoi me fushatën propaganduese të tij se në Kosovë ka “persekutim të serbëve” dhe se për “këtë e di dhe bashkësia ndërkombëtare, por që hesht se nuk e dinë se çfarë të bëjnë me Kurtin”.

“Serbët arrestohen siç vijnë. Kur një person e mbajmë dy orë pasi dyshohet për krime lufte ndaj serbëve, e mbajnë tri orë në autobus, atëherë mbarë bashkësia ndërkombëtare çohet në këmbë, reagojnë dhe europarlamentarë të shumtë”, tha ai.

“Është tërësisht e qartë se Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin. E rëndësishme është të ruajmë paqen dhe gjakftohtësinë dhe tek paqja kërkojmë zgjidhjen më të mirë për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të Serbisë, forcimin e Serbisë në çdo sferë të jetës shoqërore”, ka pretenduar Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se nuk beson që në periudhë të shpejtë do të ketë “dialog serioz”, duke u munduar të fajësojë palën kosovare

Ai ka komentuar edhe Parlamentin e Spanjës që diskutoi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se “rezultat i tillë ishte i pritshëm”.

“Vendim i pritshëm dhe faleminderit miqve tanë spanjollë ku treguan se janë miq dhe respektojnë të drejtën publike ndërkombëtare”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy