Zyrtare: Gjilani blindon portë, nënshkruan me Kenan Haxhihamzën

by Nexhat

Gjilani ka njoftuar se ka nënshkruar me Kenan Haxhihamzën i cili është rikthyer në këtë klub, ku kishte ruajtur portën më parë.

Haxhihamza që ka qenë i tubuar te Kosova A disa herë, ndërsa ka nënshkruar me Gjilanin për tri vite, deri në vitin 2027

banner

“Sport Club Gjilani njofton se Kenan Haxhihamza është rikthyer në shtëpinë e tij. Futbollisti nga Rahoveci është bashkuar me ekipin pasi që ka nënshkruar kontratë tre vjeçare deri në verën e vitit 2027”.

“Haxhihamza e njeh mjaft mire ambientin pasi që mbrojti me krenari fanellën e klubit për tri edicione, nga viti 2016/2017 gjerë në edicionin 2019/20”.

“27 vjeçari është produkt i klubit të Rahovecit, derisa karrierë ka bërë edhe te Ballkani dhe Dukagjini i Klinës, ekip me të cilin edhe pati paraqitje dinjitoze në garat evropiane. Gjithashtu ishte ftuar disa herë edhe nga seleksioni A i Përfaqësueses së Kosovës”, shkruan Gjilani në faqen zyrtare

Ka qenë drejtori sportiv i Gjilanit, Ertan Demiri që e ka prezantuar portierin duke i uruar mirëseardhje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy