Zyrtare, Keidi Bare largohet nga Spanja pas katër vitesh

by Merita

Mesfushori shqiptar, Keidi Bare është larguar nga Espanyol. Bare ka ndarë rrugët me klubin spanjoll, pas katër vitesh në Spanjë.

Ai është impenjuar në La Liga 2 për dy sezone, ndërsa në elitë ka zhvilluar 2 edicione me këtë fanellë.

banner

26-vjeçari në sezonin e fundit luajti 39 ndeshje, ku dhuroi 3 asiste, ndërsa nuk provoi shijen e golit. Në postimin e bërë, Bare falenderon të gjithë për mbështetjen, gjatë gjithë këtyre viteve.

Kujtojmë se para Evropianit, mungesa e tij në listën e trajnerit të Shqipërisë shkaktoi bujë të madhe.

Futbollisti është aktivizuar me kombëtaren në të kaluarën në 29 ndeshje. Gjithashtu, lojtari ka qenë pjesë më parë edhe e ekipeve zinxhirë të përfaqësueses nga U16 deri te U21.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy