De Biasi: Binda shumë lojtarë të vijnë, por Januzaj dhe babai i tij kurrë s’ma hapën telefonin

by Merita

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, duke treguar se si Adnan Januzaj dhe babai i tij Abedini, kurrë s’ia hapën telefonin.

Januzaj ishte dëshira e madhe e Shqipërisë vite më parë, mirëpo zgjodhi Belgjikën. Ata në mënyrë të ashpër refuzuan Shqipërinë si dhe Kosovën, duke mos pranuar as me takohen me drejtuesit e Federatave.

Para shumë viteve, De Biasi edhe pati deklaruar që “më lehtë mund të bëj një takim me Barack Obama (atëherë president i SHBA-së) se me Abedinin (babain e Januzajt).

“Shumë nga këta shqiptarë nuk janë njohur nga Federata, as nuk u konsideruan si të tillë. Kam bindur shumë shqiptarë nga shtete të ndryshme”, tha ai.

“A dështove te ndonjëri?”

Ishin disa në fakt. Nuk ia dola me Adnan Janzuajn, i cili tani është te Sevilla. Kurrë nuk ma hapi telefonin, njësoj bëri edhe babai i tij. Pastaj Januzaj luajti me Belgjikën, por shumë pak”, shpjegoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy