Disa vite më parë, prodhuesit e automjeteve filluan të bënin plane të përpunuara për të kthyer linjën e tyre në automjete elektrike me bateri.
Disa madje vendosnin afate për t’i dhënë fund prodhimit të veturave me derivate.
Por, interesi i konsumatorëve po pakësohet dhe tani gati gjysma e pronarëve të automjeteve elektrike në Amerikë mund të kthehen në ato me derivate.
Çfarë po ndodh?
Studimi i 2024 Mobility Consumer Pulse i McKinsey & Co. zbulon se 46 për qind e pronarëve të automjeteve elektrike në Shtetet e Bashkuara, shumë mbi mesataren botërore prej 29 për qind, duan të kalojnë në vetura me benzinë për shkak të infrastrukturës së papërshtatshme të karikimit.
Që nga maji, SHBA-ja kishte 183 mijë karikues publikë EV, por ende nuk ka mjaftueshëm, shkruajnë mediat.
Ligji Bipartizan i Infrastrukturës në vitin 2021 ndau 5 miliardë dollarë grante për ndërtimin e karikuesve të shpejtë, por zbatimi po zgjat shumë për shkak të një sërë rregulloresh lokale, shtetërore dhe federale dhe nevojave të konsumatorëve.
Arsyet e tjera që pronarët dhanë se pse ata mund të ktheheshin mbrapsht përfshijnë pamundësinë për të karikuar në shtëpi, stresin e shqetësimit për karikimin dhe kërkesat e lëvizshmërisë së karikimit.