“Irredentistë dhe mosnjohjes të historisë”, Shkupi i përgjigjet Athinës: Jeni ju që nuk keni zbatuar Marrëveshjen e Prespës

by Merita

Qeveria maqedonase ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, se Shkupi po shkel Marrëveshjen e Prespës, akuzë që ai e bëri gjatë takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Në njoftimin e Qeverisë maqedonase thuhet se shteti vazhdon të respektojë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës në të gjitha aspektet, përfshirë edhe përdorimin e emrit “Maqedoni”, por edhe të emrin “Maqedoni e Veriut” në formatet dhe ngjarjet që përcaktohen në Marrëveshje dhe në Kushtetutën e shtetit.

banner

Qeveria në Shkup tha se marrëveshja për ndryshimin e emrit të shtetit, që u arrit mes dy vendeve, ka obligime për të dyja palët dhe Greqia fqinje nuk ka përmbushur të gjitha aspektet e saj.

“Po ashtu, ne duam të theksojmë se procesi i integrimit evropian vazhdon të jetë prioritet i rëndësishëm i yni. Ne jemi të bindur se përparimi ynë dhe kontributi në stabilitetin rajonal dhe sigurinë, por edhe në përkushtimin për reforma, do të vlerësohen si duhet nga Bashkimi Evropian”, u tha në reagimin e Qeverisë maqedonase, që udhëhiqet nga Hristijan Mickoski i VMRO DPMNE-së.Ky njoftim vjen edhe pas një reagimi nga Ministria për Punë të Jashtme e Greqisë që tha se Qeveria maqedonase i është kthyer veprimeve të së kaluarës, përkatësisht irredentizmit dhe mosnjohjes së historisë.

Greqia është zemëruar pasi gjatë një fjalimi para Kuvendit maqedonas, para se të zgjidhej kryeministër, Hristijan Mickoski, përdori emrin e vjetër të shtetit.

Athina dhe Bashkimi Evropian reaguan po ashtu muajin e kaluar, pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova,pasi gjatë betimit si presidente përdori emrin Maqedoni, e jo emrin zyrtar të shtetit.

Përveç kryeministrit grek, edhe kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Dimitar Glavçev, gjatë samitit të BE-së ngriti temën se a po respekton Maqedonia e Veriut obligimet e saj në mënyrë që të anëtarësohet në bllok.

Më 2018, Shkup dhe Athina arritën marrëveshje për ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, pas vitesh mosmarrëveshjeje mes palëve, pasi Greqia pretendon se një prej rajoneve të saj quhet Maqedoni.

Kjo marrëveshje i mundësoi Shkupit që të anëtarësohet në NATO.

Si anëtare e BE-së, Greqia mund të pengojë që shteti fqinj të anëtarësohet në bllok. Pengesa të ngjashme po paraqet edhe fqinja tjetër, Bullgaria, për shkak të mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut sa i përket çështjeve të minoriteteve./REL

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy