Sot dhe nesër, në Pejë, në shtegun mbi 5km të gjatë Radac – Kullë mbahen garat ndërkmbëtare të disiplinës malore të automoblizmit të cilat organizohen nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës. Në këtë garë kanë aplikuar 35 garues ndërkombëtarë dhe vendor në kategori të ndryshme të cilat ndahen sipas fuqisë së motorrit.
Në ditën e sotit garuesit do të testojnë shtegun dhe makinat e tyre për t’u përgaditur për garen kryesore që do të zhvillohet nesër e dielë 30 Qershor duke filluar nga ora 10:00.
Federata e Auto Sportit në përputhje me rregullat dhe standardet e Federatës Ndërkombëtare të Autosporteve është kujdesur për organizimin e ngjarjes kurse Auto Klubi “Peja-Visari:” është kujdesur për të gjitha aspektet teknike të cilat i ofrojnë garës dhe garuesvë komunikim, siguri, përkujdesje dhe shërbime të emergjencës në rast nevoje.
Kjo garë është mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, Komuna e Pejës dhe sponzor tjerë të sektorit privat biznesor.