Italia është zyrtarisht jashtë Euro 2024. Skuadra e Spallettit kapitullon pa kushte ndaj Zvicrës së Granit Xhakës.
Ka nisur kështu me befazi raundi 1/16-ave, teksa kampionia në fuqi e evropës, zbret nga froni, pasi u mposht 0-2 nga skuadra helvete. Në përfundim të sfidës u pa një Spalletti i dëshpëruar për eleminimin që e komentoi kështu sfidën.
“Goli në fillimin e pjesës së dytë na i “preu” këmbët, ishim shumë pak active gjatë sfidës. Ritmi dhe freskia e zviceranëve bëri diferencën në fushë. Nuk kishim në kondicionin e duhur fizik për ta përballuar sfidën, na duhej më shumë ritëm”, përfundoi Spalletti, pas ndeshjes.