ÇKA TREGOI TJETËR CENZUSI NË SHQIPËRI?

by Nexhat

Nga:Femi CAKOLLI

Pas publikimit të të dhënave statistikore për përkatësinë fetare dhe jofetare të shqiptarëve sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, disa veta komentuan se cili komunitet pati rritje e cili ulje etj.

banner

Kësaj here në pyetësor ishte opcioni “Protestant” dhe në bazë të rezultateve janë evidentuar gati 10.000 qytetarë, kurse në regjistrimin e vitit 2011 kur mungonte kjo mundësi në pyetësor vetëm 5500 qytetarë ishin deklaruar protestantë.

Çka vërejmë këtu?

E para, komuniteti protestant apo ungjillor në Shqipëri sipas VUSH-it është rreth 50.000 veta. Rritja e më e madhe e këtij komuniteti ishte në vitet 1991-2006.

E dyta, nëse shohim rezultatet aktuale të cenzusit i bie që rritja e protestantëve në 12 vitet e fundit ishte gati 100% por kjo nuk është e vërtetë realisht pasi numri i ungjillorëve atëherë ishte mbi 40.000 veta.

E treta, sigurisht minimumi i protestantëve që nuk janë deklaruar, ose janë shkruar gabimisht, ose arsye tjera është mbi 30.000 veta. Këtë e bazoj në të dhënat e terrenit ku shtrihen mbi 300 kisha protestante në Shqipëri. Rrjedhimisht përqindja e përputhshme me realitetin do të ishte që 2.5% e Shqipërisë janë të krishterë protestantë.

Një e dhënë tjetër gjenerale i bie që në 250 vitet e fundit kurrë më pak myslimanë dhe të krishterë në Shqipëri nuk ka pasur, duke përjashtuar kohën e komunizmit.

Nga tash e tutje zyrtarisht Shqipëria më nuk është më me shumicë myslimane pasi shifrat janë 50% myslimanë dhe 50% jomyslimanë.Dhe e dhëna tjetër zyrtare i bie që rritja më e madhe fetare në Shqipëri në dekadën e fundit ishin protestantët.

Çka presim nga cenzusi i Kosovës për protestantët? Presim “masakrime” statistikore por jo aq sa më 2011.

Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti

Autori është Pastor në Kishën Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë”.Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës “Informim.net”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy